
Caktohen gjyqtarët për xhiron e 22-të në Superligë, Bejtullahu në asnjë ndeshje
Sport
February 28, 2025 - 14:25
Janë caktuar gjyqtarët që do të drejtojnë ndeshjet e xhiros së 22-të në Albi Mall Superligë.
Caktimi është bërë sipas shortit nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Gjyqtari Mervan Bejtullahu nuk është caktuar në asnjë ndeshje të kësaj xhiroje.
Bejtullahu kërkoi falje për disa momente në ndeshjen Dukagjini-Gjilani, ku tha se nuk i akordoi dy penallti në favor të Gjilanit, por që fajësoi VAR-in, ku gjyqtar aty ishte Alban Shala.
E as Shala nuk është caktuar në asnjë ndeshje në këtë xhiro. /Zëri
Më poshtë mund t’i shihni të gjithë gjyqtarët për ndeshjet: