
Prishtina – Llapi, derbi i xhiros së 22-të në Albi Mall Superligë
Sport
February 28, 2025 - 10:00
Xhiroja e 22-të në Albi Mall Superligë do të sjellë ndeshje interesante në krye me derbin e javës Prishtina –Llapi.
Ndeshjet do të zhvillohen dy në ditën e shtunë dhe të diel, kurse një në atë të hënë.
Derbi Prishtina – Llapi do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00, të hënën.
Kryeqytetasit renditen në vendin e katërt me 29 pikë, kurse llapjanët të parafundit me 22 sosh.
Suhareka e pret Gjilanin, kurse Dukagjini i shkon Feronikelit të shtunën duke filluar në orën 14:00.
Derisa, kampioni në fuqi Ballkani i shkon Malishevës, Drita e pret Ferizajn.
Drita është në krye të tabelës me 47 pikë, dhjetë më shumë (37) se Ballkani në vendin e dytë.
Këto dy ndeshje zhvillohet në ditën e diel, në orën 14:00. /Zëri