
Llapi dhe Drenica kryejnë detyrën, kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Sport
February 26, 2025 - 14:57
Kanë përfunduar dy ndeshjet e Kupës së Kosovës, në kuadër të fazës çerekfinale.
Llapi ka arritur të shënojë fitore minimale 1-0 në udhëtim te Malisheva në stadiumin “Liman Gegaj”.
Golin arriti ta shënojë Ardit Tahiri në minutën e 45+2’ me asistim të Arbnor Ramadanit.
Kësisoj, Llapi me këtë fitore arrin të kalojë në fazën gjysmëfinale të Kupës.
Fitore minimale ka shënuar edhe Drenica në shtëpi kundër Ferizajt.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” përfundoi me rezultat 1-0.
Mohamed Fofana ishte golashënuesi i cili realizoi në minutën e 13-të të lojës.
Me këtë fitore, tashmë edhe Drenica arrin të kalojë tutje në Kupë. /Zëri