Kupa e Kosovës: Drenica në epërsi ndaj Ferizajt, Llapi në avantazh kundër Malishevës pas pjesës së parë

Kupa e Kosovës: Drenica në epërsi ndaj Ferizajt, Llapi në avantazh kundër Malishevës pas pjesës së parë

Sport February 26, 2025 - 13:49

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet në kuadër të Kupës së Kosovës, të vlefshme për fazën çerekfinale.

Drenica është në epërsi minimale 1-0 ndaj Ferizajt. Golin arriti ta shënojë Mohamed Fofana në minutën e 18-të.

Në epërsi është edhe Llapi kundër Malishevës me rezultat 1-0, në stadiumin “Liman Gegaj”.

Golin arriti ta shënojë Ardit Tahiri në minutën e 44-të, me asistim të Arbnor Ramadanit. /Zëri