
Mbyllet drama e tetë golave mes Barcelonës dhe Atletico Madridit
Sport
February 25, 2025 - 23:35
Barcelona dhe Atletico Madrid kanë luajtur baras në dramën e tetë golave të shënuara, në ndeshjen e pare të fazes gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin olimpik “Lluis Companys përfundoi me rezultat 4-4.
Golat për blaugranët u shënuan nga Pedri (19’), Cubarsi (21’), Martinez (41’) dhe Lewandowski (74’), kurse për madrilenët realizuan Alvarez (1’), Griezmann (6’), Llorente (84’) dhe Sorloth (90+3’).
Ndeshja kthyese do të zhvillohet më 2 prill (e mërkurë) dhe skuadra e cila fiton kalon në finale të Kupës së Mbretit. /Zëri