Bayern Munichu fiton thellë ndaj Frankfurtit

Bayern Munichu fiton thellë ndaj Frankfurtit

Sport February 23, 2025 - 20:06

Gjiganti gjerman, Bayern Munchen, ka shënuar fitore bindëse të dielën në kuadër të javës së 23-të të Bundelisgës gjermane.

Bayerni fitoi ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultatin 4:0.

Krejt në fund të pjesës së parë francezi Michael Olise me asistimin e Leroy Sanes realizoi për 1:0.

Mbrojtësi Hiroki Ito e dyfishoi rezultatin në minutën e 62-të.

Për 25-vjeçarin Ito ky ishte goli i parë i shënuar me fanellën e Bayernit.

Në minutën e 83-të, Jamal Musiala e realizoi golin e tretë.

Serge Gnabry e shënoi golin përfundimtar në minutën e 93-të.

Bayerni mbetet lider me 58 pikë. Frankfurti është në pozitën e tretë me 42 pikë.