Tifozët e Vushtrrisë përkujtojnë ish-lojtarin e tyre Erjon Morinën

Tifozët e Vushtrrisë përkujtojnë ish-lojtarin e tyre Erjon Morinën

Sport February 23, 2025 - 16:47

Vushtrria mori një fitore të madhe me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj KF Vjosës për të vazhduar serinë si të pamposhtur në ndeshjet si vendas.

Atmosfera në stadiumin ‘Ferki Aliu’ ishte mjaft e zjarrtë, ku pati një numër të konsiderueshëm të tifozëve të pranishëm.

Përveç fitores që shënuan vushtrriasit, ajo që ra në sy ishte gjesti i tifogrupit të këtij ekipi ‘Forca’ të cilët përkujtuan ish-lojtarin e tyre Erjon Morinën.

Erjon Morina ishte një futbollist me perspektivë i cili ndërroi jetë në moshën 22-vjeçare pas një sulmi në zemër që pësoi në stërvitje.

“Në zemrat tona jeton përherë, Vushtrria nuk të harron asnjëherë”, ishte mesazhi i shfaqur nga tifozët e Vushtrrisë.

Vdekja e Morinës ka lënë të pikëlluar mbarë opinionin sportiv në vend teksa kujtojmë se ai kishte luajtur për disa klube të ndryshme si Prishtina, Besa Pejë, Drenica, 2 Korriku, Llapi, Malisheva dhe Ulpiana.