
Bivol i hakmerret Beterbievit, e mposht në një meç spektakolar në Arabinë Saudite
Një tjetër mbrëmje spektakolare e boksit është zhvilluar në Riyadh të Arabisë Saudite, ku Dmitry Bivol është përballur me Artur Beterbiev.
Bivol dhe Beterbiev kishin një revansh për titullin kampion të peshave të lehta dhe Bivol arriti të hakmerret ndaj çeçenit për humbjen e tij të fundit.
Beterbiev ishte më dominues në fillim të ndeshjes, ndërsa Bivol priste mundësitë nga kundërsulmet dhe mori iniciativën në mes të ndeshjes.
Nga raundi i shtatë, Bivol ishte dukshëm më ofensivë se më parë dhe sulmoi Beterbijevin me një sërë grushtash dhe në fund, Bivol fitoi me vendim të shumicës.
Njëri nga gjyqtarët shënoi ndeshjen në barazim (114-114), ndërsa dy të tjerët i dhanë fitoren Bivolit (116-112, 115-113), dhe kështu Kirgistani u bë kampioni absolut i kategorisë së lehtë të peshave të rënda. /Telegrafi/
Full round 9 of Bivol Vs Beterbiev 2. One of the highest level rounds you will ever see in boxing Vs one of the P4P best.
— SickydoesMMA (@SICKYDOESMMA) February 23, 2025
Sit back and just enjoy...#RiyadhSeasonë #BeterbievBivol2 pic.twitter.com/1Jrk3zexhz