Milani pëson humbje në udhëtim te Torino

Milani pëson humbje në udhëtim te Torino

Sport February 22, 2025 - 19:54

Milani ka pësuar humbje në udhëtim të Torino, në kuadër të xhiros së 25-të në Serie A.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1 në stadiumin olimpik “Grande Torino”.

Golat për Torinon i realizoi autogol nga Thiaw (5’) dhe Gineitis (76’), kurse për Milanin realizoi Reijnders (74’).

Me këtë humbje, Milani mbetet i shtati me 41 pikë, kurse Torino e 11-ta me 31 sosh. /Zëri