
Arsenali pëson në shtëpi nga West Hami
Sport
February 22, 2025 - 18:01
Arsenali ka pësuar humbje në shtëpi nga West Ham Unitedi, në kuadër të xhiros së 26-të në Premierligë.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Emirates” përfundoi me rezultat 1-0.
Golin për skuadrën fituese arriti ta shënojë Bowen në minutën e 44-të.
Pas kësaj humbje, Arsenali mbetet i dyti me 53 pikë, kurse West Hami i 16-ti me 30 sosh. /Zëri