
Guardiola shpjegon pse Haalandi s’luajti kundër Real Madridit
Sport
February 21, 2025 - 09:51
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardola, ka konfirmuar se Erling Haaland vendosi se ai nuk ishte gati për t’u përballur me Real Madridin në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma.
Haalandi ishte një mungesë e papritur nga formacioni fillestar përpara fillimit në Bernabeu.
Tani, Guardiola ka shpjeguar situatën dhe se si u mor vendimi për të mos luajtur kundër Real Madridit të mërkurën mbrëma.
“Erling u përpoq të stërvitej [të martën] pas aksionit të fundit kundër Newcastle. Me imazhet që kemi bërë ishte mirë, por ai kishte siklet duke ecur, për shembull lart shkallëve”, tha Guardiola.
“Ne folëm dhe ai tha se nuk ishte gati, nuk ndihej mirë”, shtoi trajneri. /Zëri