Sonte Kosova - Azerbajxhani, Dardanët synojnë fitore

Sonte Kosova - Azerbajxhani, Dardanët synojnë fitore

Sport February 20, 2025 - 09:34

Kombëtarja e Kosovës në basketboll sonte do të përballet me Azerbajxhanin, ndeshje kjo që luhet në kuadër parakualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2027.

Kosova dhe Azerbajxhani do të ballafaqohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, sfidë që fillon në orën 19:30.

Dardanët ka disa ditë që janë përgatitur për këtë sfidë tejet e rëndësishme për Kombëtaren tonë.

Atmosfera në taborin e skuadrës sonë është mjaft e mirë dhe se të gjithë lojtarët janë gati për duelin me Azerbajxhanin.

Basketbollistët e Kosovës si kurrë më shumë kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve, që gjithmonë i kanë mbështetur në momentet vendimtare.

Fitorja e mundshme ndaj Azerbajxhanit rrit gjasat e Kosovës për vendin e dytë në Grupin A dhe kualifikimin në fazën e ardhshme.

Kujtojmë se Kosova pas ndeshjes me Azerbajxhanin do të ballafaqohet me Zvicrën, duel ky që do të luhet më 23 shkurt në Prishtinë.