Aston Villa dhe Liverpooli ndajnë pikët

Aston Villa dhe Liverpooli ndajnë pikët

Sport February 19, 2025 - 22:28

Aston Villa dhe Liverpooli kanë luajtur baras në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 26-të në Premierligë.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Villa Park” përfundoi me rezultat 2-2.

Në epërsi fillimisht kaloi Liverpooli përmes golit të Salahut (29’), kurse për Villan realizuan Tielemans (38’) dhe Watkins (48’).

Gjatë pjesës së dytë, Liverpooli arriti ta barazoi rezultatin për 2-2 përmes Alexander-Arnoldit (61’).

Kësisoj, me këtë barazim Aston Villa mbetet e nënta me 39 pikë, ndërsa Liverpooli lider me 61 sosh. /Zëri