Kosova - Azerbajxhani, nis shitja e biletave

Kosova - Azerbajxhani, nis shitja e biletave

Sport February 19, 2025 - 15:34

Kombëtarja e Kosovës në basketboll të enjten mbrëma do të ndeshet me Azerbajxhanin, ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2027.

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se të mërkurën ka nisur shitja e biletave për duelin me Azerbajxhanin.

“Biletat do të shiten te New Born nga ora 12:00 dhe kushtojnë 4 euro”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Biletat sipas FBK-së të enjten do të shiten edhe në Mitrovica në Fan Shopi i KB Trepçës.

Ndeshja Kosovë-Azerbajxhan luhet në Prishtinë dhe fillon në orën 19:30.

Dardanët kërkojnë përkrahjen nga tifozët për të fituar dy ndeshjet dhe për të vazhduar rrugën e kualifikimit.