
Vedat Muriqi nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Las Palmasit
Sport
February 16, 2025 - 19:17
Vedat Muriqi ka shënuar golin e dytë në ndeshjen e vlefshme për La Liga, mes Mallorcas dhe Las Palmasit.
Muriqi fillimisht shënoi me një goditje të bukur me kokë, për rezultatin 1-0, që në minutën e shtatë.
Nuk vonoi shumë dhe Muriqi shënoi edhe golin e dytë Las Palmasit.
Muriqi shënoi golin e dytë në minutën e 28-të, me një goditje të fortë nga brenda zonës.
Sulmuesi ka gjashtë gola në La Liga këtë sezon, ndërsa gjatë verës ishte i përfolur për një rikthim te Fenerbahçe.
ë Mallorca fait le break face à Las Palmas grâce au doublé de Muriqi !pic.twitter.com/Gge2OR1Wve
— LigActu ë (@LigActu) February 16, 2025