Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij, shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij, shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

Sport February 16, 2025 - 18:52

Vedat Muriqi ka shënuar gol të bukur në hapje të ndeshjes së vlefshme për La Liga, ndaj Mallorcas dhe Las Palmasit. 

Sulmuesi shënoi me një goditje të bukur me kokë, për rezultatin 1-0, që në minutën e shtatë. 

Ky është goli i dytë në dy ndeshje radhazi, duke konfirmuar rritjen e formës së tij, pasi nuk e nisi mirë stinorin pranveror. 

Ai ka filluar të kthehet si startues i padiskutueshëm, pasi tashmë me golat e tij po tregon rëndësinë që ka te Mallorca. 

Muriqi ka pesë gola në La Liga këtë sezon, ndërsa gjatë verës ishte i përfolur për një rikthim te Fenerbahce.