![Zyrtare: Musiala rinovon kontratën me Bayern Munichun deri në vitin 2030](/uploads/zeri.info/images/2025/February/14/auto_musiana1739540130.png)
Zyrtare: Musiala rinovon kontratën me Bayern Munichun deri në vitin 2030
Jamal Musiala dhe Bayern Munich kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman, përmes një komunikate zyrtare në platformën X.
Me kontratën e re Musiala do të jetë pjesë e bavarezëve deri më 30 qershor të vitit 2030.
“Jamal Musiala ka zgjatur kontratën e tij me Bayern deri më 30 qershor 2030. 21-vjeçari ndërkombëtar gjerman iu bashkua klubit nga akademia e Chelsea në verën e vitit 2019. Ai fillimisht kaloi kohë në kampusin e FC Bayern, ku bëri hapin drejt ekipit të parë dhe shpejt u vendos në nivelin më të lartë”, thuhet në komunikatën e klubit.
Pas rinovimit ka folur Musiala: “Jam shumë i lumtur. Bayerni është një nga klubet më të mëdha në botë. Kam hedhur hapat e mi të parë në futbollin profesionist këtu dhe besoj fuqishëm se mund të arrijmë diçka të madhe me këtë klub në vitet e ardhshme. Ndihem si në shtëpinë time si në Munih, ashtu edhe në klub me tifozët tanë të mëdhenj. Ne kemi shumë gjëra që duam të arrijmë. Jam i emocionuar për gjithçka që do të vijë”. /Zëri
Here to shape an ë. ë
— FC Bayern (@FCBayernEN) February 14, 2025
ë ë and ë ë extend until 2030. ë
ë https://t.co/slbGqY2KN8 #Musiala2030 #FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/FgwVBuOI4Z