![Ndeshja e vetme e javës së 21-të në ProCredit Superligë](/uploads/zeri.info/images/2025/February/14/auto_basketbolli-600x360-11739530814.jpg)
Ndeshja e vetme e javës së 21-të në ProCredit Superligë
Sport
February 14, 2025 - 11:59
Sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë zhvillohet përballja mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.
Kjo sfidë zhvillohet nga ora 19:00, në kuadër të javës së 21-të të ProCredit Superligës.
Prishtinasit kanë 12 fitore e tetë humbje, ndërsa kuqezinjtë 11 fitore e nëntë humbje.
Ky është takimi i vetëm i kësaj xhiroje, pasi tri duelet tjera Bora-Trepça, Golden Eagle Ylli-Proton Cable Prizreni dhe Peja-Bashkimi janë shtyrë për shkak se palestrat ende nuk janë liruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. /Zëri