
Trajneri i Chelseat: Në këtë moment s’jemi gati të marrim pjesë në katër gara
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka folur për situatën e skuadrës së tij.
Blutë vitet e fundit nuk kanë pasur probleme për sa i përket formës së ekipit, rezultateve e lëndimeve, ku kjo ka bërë që të ketë vështirësi të konkurrojë për trofe të mëdha.
Për këtë situatë, Maresca pranoi se në këtë moment ata s’janë gati të garojnë në katër gara.
“Në këtë moment nuk jemi gati të garojmë në katër gara”, u shpreh trajneri.
Ai tha se tani për tani nuk janë gati që ky klub mund të fitojë ose të garojë në garat e mëdha, mirëpo theksoi se ka besim që do të ndodhë në vitet e ardhshme.
“Qëllimi ynë, detyra jonë është ta sjellim këtë klub të fitojë ose të garojmë në katër gara, por në këtë moment ne nuk jemi gati. A kam besim se do të ndodhë? Absolutisht, në vitet e ardhshme”, shtoi ai.
Ndërkohë, kujtojmë se Chelsea sonte përballet me Brightonin në udhëtim duke filluar në orën 21:00. /Zëri