Arabia Saudite merr një vendim kontrovers për alkoolin në Botërorin 2034

Arabia Saudite merr një vendim kontrovers për alkoolin në Botërorin 2034

Sport February 12, 2025 - 20:18

Arabia Saudite është konfirmuar si vendi pritës për turneun pas një procesi të padiskutuar të ofertave.

Ambasadori i Arabisë Saudite në Mbretërinë e Bashkuar ka konfirmuar rregullat e alkoolit për tifozët në Botërorin  2034.

Arabia Saudite u konfirmua formalisht si vendi pritës i Botërorit nga FIFA në dhjetor pas një procesi kontrovers ofertash të padiskutuara.

Norvegjia vendosi të abstenonte nga votimi për shkak të “shqetësimeve rreth procesit të ofertës për Kupën e Botës të FIFA-s”, megjithatë, FA e Anglisë e mbështeti Arabinë Saudite si vend pritës.

Vendimi për të mbajtur turneun në Arabinë Saudite ka shkaktuar kritika nga grupet për të drejtat e njeriut, me Amnesty International që ka deklaruar se ky vendim mund të “rrezikojë jetë” për shkak të shqetësimeve mbi trajtimin e punëtorëve dhe grupeve të pakicave në vendin e Gjirit.

Po ashtu, shqetësime të ngjashme u ngritën para Kupës së Botës 2022 në Katarin fqinj. Në atë turne, mysafirëve u lejohej të pinin alkool në parqe të caktuara për tifozët, megjithatë, ndalimi i alkoolit mbeti në fuqi për pjesën tjetër të vendit.

Por, nuk do të ketë asnjë mundësi të tillë në Arabinë Saudite, sipas ambasadorit të saj në Mbretërinë e Bashkuar, Princ Khalid bin Bandar Al Saud.

“Momentalisht, ne nuk lejojmë alkool,” tha ai për LBC.

“Ka shumë mënyra argëtimi që mund të bëhen pa alkool – nuk është 100% e nevojshme dhe nëse doni të pini pas largimit, mund të bëni kështu, por tani për tani nuk lejohet alkooli. Pikërisht si klima jonë, është një vend i thatë dhe s’duhet përdorë alkool”.

“Çdo njeri ka kulturën e tij. Ne jemi të gatshëm të akomodojmë njerëzit brenda kufijve të kulturës sonë, por nuk duam ta ndryshojmë kulturën tonë për dikë tjetër” ,shtoi ai.

“Po vërtet? A nuk mund të jetoni pa një pije?”.

Kur u pyet nëse tifozët LGBTQ+ mund të vizitojnë sigurt Botërorin, Al Saud shtoi: “Ne do të mirëpresim të gjithë në Arabinë Saudite. Nuk është një ngjarje saudite, është një ngjarje botërore. Dhe, në masën më të madhe, ne do të mirëpresim të gjithë ata që duan të vijnë”.

Hammad Albalawi, kreu i ofertës së Arabisë Saudite, më parë hodhi poshtë kritikat nga grupet për të drejtat e njeriut mbi mbajtjen e turneut nga vendi i tij.

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë dhe ende ka një rrugë të gjatë për të kaluar,” tha ai. “Parimi ynë është të zhvillojmë diçka që është e duhur për ne. Udhëtimi ynë filloi në 2016, jo për shkak të ofertës për Kupën e Botës. “Ne kemi lansuar iniciativa që u japin punonjësve lirinë për të kaluar midis punëdhënësve”.

“Dokumentet e këtyre punonjësve tani janë ngarkuar në sistemet qeveritare, duke siguruar që ata kanë të drejta brenda kontratave të tyre”, shtoi ai. /Express/