![Taulant Xhaka njofton se do të pensionohet në fund të sezonit](/uploads/zeri.info/images/2025/February/12/auto_taulant-xhaka-fc-basel-2022-23-1683553539-1067361739380115.jpg)
Taulant Xhaka njofton se do të pensionohet në fund të sezonit
Taulant Xhaka ka vendosur të pensionohet: Legjenda e gjallë e FC Basel do ta mbyllë karrierën e tij pas përfundimit të këtij sezoni.
Pas 406 ndeshjesh dhe mbi dhjetë vjet me FC Basel, Taulant Xhaka (33) po tërhiqet nga futbolli duke u pensionuar. Në një video emocionuese në kanalet sociale të FCB, ai njoftoi pensionimin e tij.
“FCB dhe qyteti për mua do të thotë gjithçka si një baseljan. Kam lindur dhe u rrita këtu. Të luash një herë për këtë ekip ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua”.
Për vëllain e kapitenit të Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ky është momenti perfekt për të dhënë dorëheqjen: “Numri im ka qenë gjithmonë 34 dhe në mars do të bëj 34 vjeç. Më duket e drejtë, sepse klubi është në një formë shumë të mirë dhe jemi në rrugën e suksesit”.
ë ë ë ë ë#FCBasel1893 #AlliZämme #BrennefürdrFCB #rotblaulive pic.twitter.com/sNeVQQ9Mt9
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) February 12, 2025
Për të ka qenë gjithmonë e rëndësishme të mund të vendoste vetë kur të tërhiqej nga futbolli. Kështu, ai i kërkoi klubit të ndërpresë kontratën që ishte e vlefshme deri në vitin 2027, dhe ta mbyllte atë që në verën e këtij viti.
«Gjithmonë në zemrën time»
Xhaka shprehu falënderimet për tifozët e FCB, duke thënë: «Dua t’ju falënderoj të gjithëve. Edhe në kohët e vështira, ju qëndruat gjithmonë pas meje. Do të mbeteni gjithmonë në zemrën time.»
Në fund të videos, ai e përmbylli me një mesazh të fuqishëm: «Por tani nuk është ende vera. Le të japim gjithçka së bashku. Ne në fushë, ju në shkallët. Të gjithë së bashku.»
Debutimi para 15 vjetësh:
Taulant Xhaka kaloi gjithë rininë e tij te Baseli dhe bëri debutimin e tij për ekipin e parë në Kupën e Zvicrës në verën e vitit 2010.
Në shkurt 2011, ai debutoi edhe në Superligën Zvicerane ndaj Luzernit. Nga 2012 deri në 2013, ai ishte i huazuar për një vit te GC, ndërsa pjesa tjetër e karrierës e kaloi me FCB. Me ekipin e Baselit fitoi gjashtë herë titullin kampion të Zvicrës.
Pavarësisht se kaloi nëpër ekipet e rinj të Zvicrës, Taulanti vendosi të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë, ndryshe nga vëllai i tij. Ai ka luajtur 30 ndeshje dhe në Euro 2016 u përball me Zvicrën dhe vëllain e tij Granitin.