Arbër Hoxha me Dinamon kalojnë në çerekfinale të Kupës kroate

Arbër Hoxha me Dinamon kalojnë në çerekfinale të Kupës kroate

Sport February 11, 2025 - 18:15

71 minuta kontriuboi për skuadrën e tij në ballafaqim me Bjelovarin.

Ndonëse nuk arriti të realizojë gol, Arbër Hoxha ishte prej më të mirëve në fitoren në udhëtim të Dinamo Zagrebit.

Sandro Kulenovic e nisi ‘vallen’ e shënimeve në këtë takim, duke i dhënë mysafirëve epërsinë që në minutën e pestë, por që gëzimi i parë zgjati vetëm 180 sekonda.

Vendasit barazuan me anë të Samid Akanni, duke vendosur kështu rezultatin final të pjesës së parë, 1-1.

Bjelovar filloi të besojë se nga ndeshja e sotme mund të sigurojë kualifikimin, kur në minutën e 57-të, realizoi Josip Cikvar, duke i dhënë epërsinë ekipit të tij.

Ata rezistuan vetëm 19 minuta, kur kolumbiani Juan Cordoba barazon shifrat, kurse një minut pasi kaloi e 90-ta, Ronael Pierre-Gabriel e vulosë fituesin.

Pas këtij triumfi, kampionët e Kroacisë e siguruan çerekfinalen, atje ku do të ballafqohen me Osijekun. Këta të fundit fituan 1-2 në fushën e Slavonija Pozegas.

Në duelet tjera të 1/4-ës së finales së Kupës kroate, takohen:

Hajduk Split – Rijeka, Istra 1961 – Lokomotiva e Zagrebit dhe Slaven Bellupo – Gorica.