Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi

Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi

Sport February 09, 2025 - 15:33

Ikona argjentinase, Hugo Gatti, ka shpjeguar pse Cristiano Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë sesa Lionel Messi, por nuk do të konsiderohet asnjëherë lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Ronaldo së fundmi në një intervistë për La Sexta nuk hezitoi ta emërojë veten si lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave.

Kundër këtij deklarimi ka dalë Gatti, i cili beson se Ronaldo ka shkuar shumë larg me fjalët që ka thënë.

“Është e ditur për publikun se për mua, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë një si Pele. Pele nuk ka rival, ai ishte diçka tjetër. Cristiano ishte shumë i mirë në kohët e fundit, por ai nuk është afër Peles siç nuk janë Maradona dhe Messi”.

“Por çfarë ka thënë ai ka peshë sepse ai ka qenë kampion i gjithçkaje, një golashënues dhe ka luajtur në klubet më të rëndësishme në botë”.

“I përshtatet atij mirë, ai ka më shumë ego se sa unë, por jo, ai nuk është lojtari më i mirë në histori. Pas kësaj, për mua, janë Cruyff, Maradona, Ronaldinho dhe Di Stefano”, ka thënë Gatti.

“Në kohët e fundit, Cristiano ka qenë më i rëndësishëm se sa Messi. Ai ka luajtur për klube më të mëdha, ai ishte golashënues më i madh, ai ka ndërmarrë gjithmonë rreziqe”.

“Cristiano ishte më i mirë se Messi dhe është më i mirë edhe tani gjithashtu. Ky është realiteti. CR7 po luan një futboll që nuk është aq i mirë, por është në një shpejtësi tjetër dhe Messi po luan futboll te një klub i shtetit”.

“Messin nuk e kam parë asnjëherë duke ndërmarrë një rrezik si ky. Pastaj ju duhet ta dëshmoni dhe Ronaldo në moshën 40-vjeçare po vazhdon ta dëshmojë”, përfundoi ai. /Telegrafi