Roma fiton minimalisht në udhëtim te Venezia

Roma fiton minimalisht në udhëtim te Venezia

Sport February 09, 2025 - 14:28

Roma ka arritur të shënojë fitore minimale në udhëtim të Venezia, në kuadër të xhiros së 24-t në Serie A.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Stadio Pierluigi Penzo” përfundoi me rezultat 1-0.

Golin e fitores arriti ta shënojë Dybala në minutën e 57-të.

Me këtë fitore Roma e sheh veten në vendin e nëntë me 34 pikë, kurse Venezia e parafundit me 16 sosh. /Zëri