Simeone tregon se cila skuadër është më e mirë në La Ligë

Simeone tregon se cila skuadër është më e mirë në La Ligë

Sport February 09, 2025 - 13:19

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka treguar se cila skuadër është më e mirë në La Ligë.

Sipas tij, skuadra më e mirë është Barcelona.

“Unë ende insistoj që Barcelona është skuadra më e mirë në La Ligë”, u shpreh ai.

“Ata sulmojnë shumë mirë, kanë shpejtësi të jashtëzakonshme në lojtarët e tyre dhe luajnë shumë mirë si ekip”, shtoi tutje ai.

Ndërkohë kujtojmë se mbrëmë derbi madrilen mes Realit dhe Atleticos përfundoi baras 1-1, rezultat ky që shkon në favor të Barcelonës me një fitore eventuale ndaj Sevillës sonte, ku e diferenca me kreun e tabelës zbritet në dy pikë. /Zëri