![Van Dijk: S’e kam idenë se çfarë sjell e ardhmja](/uploads/zeri.info/images/2025/February/07/auto_van_dijk1738938071.jpg)
Van Dijk: S’e kam idenë se çfarë sjell e ardhmja
Virgil van Dijk ka folur edhe një herë për të ardhmen e tij në Liverpool, duke thënë se nuk është marrë asnjë vendim pas fitores 4-0 të skuadrës së tij ndaj Spurs për të arritur në finalen e Kupës Carabao.
Kapiteni i Redsit, i cili shënoi golin e fundit të skuadrës së tij në Anfield të enjten në mbrëmje, i skadon kontrata në verë dhe është në gjendje të flasë me klubet jashtë vendit për një marrëveshje parakontrate.
Raportet kanë sugjeruar se 33-vjeçari kishte rënë dakord për një marrëveshje të re për të qëndruar në Anfield, por Van Dijk i hodhi poshtë këto sugjerime pasi Liverpooli rezervoi një datë finale të Kupës Carabao kundër Newcastles.
“Çfarë sjell e ardhmja nuk e kam idenë”, tha Van Dijk për “Sky Sports”.
“Kushdo që thotë se e di - ata e kanë gabim”, shtoi ai. /Zëri