Drita fiton me rezultat komod ndaj Malishevës, Ballkani mposht Dukagjinin

Drita fiton me rezultat komod ndaj Malishevës, Ballkani mposht Dukagjinin

Sport February 07, 2025 - 13:55

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Albi Mall Superligës së Kosovës, në kuadër të xhiros së 19-të.

Drita ka arritur të shënojë fitore komode ndaj Malishevës, me rezultat 2-0.

Të dy golat u shënuan nga Besnik Krasniqi, në minutat 61 dhe 78.

Me këtë fitore Drita vazhdon lidershipin 43 pikë, kurse Malisheva mbetet e treta me 30 sosh.

Fitore ka shënuar edhe Ballkani në shtëpi ndaj Dukagjinit me rezultat 1-0.

Golin arriti ta shënojë Sunday Adetunji në kohën shtesë (90+5’).

Me këtë fitore Ballkani fiton një pikë, teksa grumbullon 36, kurse Dukagjini e sheh veten në vendin e shtatë me 21 sosh. /Zëri