Organizimi i Kampionatit Evropian U-21 Shqipëri – Serbi, Rama: Do ta mirëpres finalen në “Air Albania”
Foto: Laura Hasani

Organizimi i Kampionatit Evropian U-21 Shqipëri – Serbi, Rama: Do ta mirëpres finalen në “Air Albania”

Sport February 07, 2025 - 10:05

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të shtëpisë më të madhe të futbollit UEFA për organizimin e Kampionatit Evropian U-21 të Shqipërisë me Serbinë në vitin 2027.

Ky vendim i UEFA-s ka ngjallur shumë reagime në komunitetin e futbollit dhe jo vetëm, duke u cilësuar si i papranueshëm për shqiptarët, veçanërisht për ata që kanë përjetuar krimet e luftës në Kosovë.

Së fundmi për këtë ka folur edhe Rama, i cili tha se do ta mirëpresë finalen në stadiumin “Air Albania”. /Zëri

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

MIRËMËNGJESI dhe me Shqipërinë e përzgjedhur nga UEFA, si një nga dy vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 në qershor të vitit 2027, por që do të mikpresë finalen në arenën kuqezi të Air Albania Stadium, ju uroj një ditë të mbarë!