Sot nis sezonin pranveror i Albi Mall Superligës, në program dy ndeshje
Sport
February 07, 2025 - 09:11
Sot (e premte) do të nisë sezoni pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës, në kuadër të xhiros së 19-të, ku në program për ditën e sotme janë dy ndeshje për t’u zhvilluar.
Ballkani e pret Dukagjinin në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Kampioni aktual renditet në vendin e dytë me 33 pikë, kurse Dukagjini i shtati me 21 sosh.
Ndeshja tjetër interesante do të zhvillohet mes Dritës dhe Malishevës. Gjilanasit janë liderë të tabelës me 40 pikë, ndërsa Malisheva e sheh vetën në pozitën e tretë me 33 sosh.
Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 12:00. /Zëri