![Kosova, e 26-ta në ranglistën e EHF-së](/uploads/zeri.info/images/2025/February/05/auto_auto_433953583_1189927232237456_4161752740914885849_n-1024x68317387604411738766854.jpg)
Kosova, e 26-ta në ranglistën e EHF-së
Pas përfundimit të Kampionatit Botëror për hendbollistë, Federata Evropiane e Hendbollit ka publikuar ranglistën e ekipeve kombëtare në të dyja konkurrencat për periudhë katërvjeçare.
Për bazë janë marrë rezultatet në katër ngjarjet e fundit të mëdha, duke përfshirë kualifikimet.
Te femrat, Kombëtarja jonë është në pozitën e 26-të me 17,25 pikë.
Prapa Kosovës janë Kombëtare si Ishujt Faroe, Finlanda, Izraeli, Rusia, Luksemburgu, Bosnjë-Hercegovina, Lituania, Letonia, Azerbajxhani, Bullgaria e plot të tjera.
Norvegjia është e para, e përcjellë nga Franca, Danimarka, Suedia e Holanda. Te hendbollistët, Kombëtarja e Kosovës është e 35-ta me 14 pikë.
Letonia, Rusia, Qipro, Bullgaria, Britania e Madhe, Moldavia, Azerbajxhani janë disa prej Kombëtareve prapa Kosovës. Në listë janë 50 kombëtare, katër prej tyre pa pikë në mungesë të aktivitetit.
E para është Danimarka, kurse pas saj janë Franca, Gjermania, Suedia e Kroacia. /Zëri