Zyrtare: Dukagjini transferon portierin, Cyrus Margono

Zyrtare: Dukagjini transferon portierin, Cyrus Margono

Sport February 05, 2025 - 15:39

KF Dukagjini ka njoftuar se ka transferuar portierin 23-vjeçar, Cyrus Margono.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Margono i bashkohet Dukagjinit pas një periudhe të kaluar në Greqi te Panathinaikos B, ku ishte aktivizuar në 17 ndeshje.

“Gardiani” indonezian ka luajtur edhe për ekipet universitare në SHBA: Denver Pioneers dhe UK Wildcats. /Zëri

Postimi i plotë nga klubi:

KF Dukagjini ka kënaqësinë të zyrtarizojë marrëveshjen me portierin, Cyrus Margono.

Margono vjen pas një periudhe të kaluar në Greqi te Panathinaikos B, ku u aktivizua në 17 ndeshje.

"Gardiani" indonezian ka luajtur edhe për ekipet universitare në SHBA: Denver Pioneers dhe UK Wildcats.

23-vjeçari ishte me ne edhe gjatë fazës përgatitore në Turqi, ku me cilësitë e treguara mes shtyllave dhe besimin që fitoi gjatë kësaj periudhe, besojmë se ai do të jetë një forcë e rëndësishme dhe një vlerë e shtuar për ekipin tonë.

Cyrus është i gatshëm për sfidat pranverore, andaj ne i urojmë mirëseardhje dhe suksese me fanellën "bardhegjelbër".

Selamat datang, Cyrus Margono!