Në këto stadiume të Shqipërisë do të zhvillohen ndeshjet e Euro U-21 në vitin 2027

Në këto stadiume të Shqipërisë do të zhvillohen ndeshjet e Euro U-21 në vitin 2027

Sport February 05, 2025 - 10:39

Federata Shqiptare e Futbollit dje mori vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që i jep të drejtën Shqipërisë të jetë një nga vendet organizatore të Kampionatit Evropian U-21 të vitit 2027.

Ky organizim do të jetë i përbashkët me shtetin e Serbisë, shkruan Indeksonline.

Ky turne, i cili do të zhvillohet në qershor të vitit 2027, do të përfshijë 16 skuadra që përfaqësojnë talentet më të spikatura të futbollit të moshave në Europë, mes tyre edhe lojtarë që tashmë aktivizohen në ligat më të mira të kontinentit.

Si një nga vendet pritëse, Shqipëria do të ketë për herë të parë mundësinë që të përfaqësohet me brezin e saj të ri të futbollistëve U-21 në një turne madhor ndërkombëtar.

Ndeshjet në Shqipëri do të zhvillohen në katër stadiume.

Në “Loro Boriçi” në Shkodër, “Elbasan Arena” në Elbasan, “Arena Egnatia” në Rrogozhinë dhe finalja e madhe e këtij kompeticioni, do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.