Ronaldo feston ditëlindjen e 40-të

Ronaldo feston ditëlindjen e 40-të

Sport February 05, 2025 - 09:30

Sot është një ditë e veçantë për një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro feston ditëlindjen e 40-të.

Ai është lindur më 5 shkurt 1985, në Funchal të ishullit portugez Madeira.

Duke qenë një nga emrat më të spikatur të botës së sportit, në karrierën e tij ka fituar shumë trofe dhe ka luajtur për disa skuadra të njohura si: Sporting Lisbona, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe së fundmi luan për skuadrën nga Arabia Saudite, Al Nassr.

Tre trofe të Premier League, dy të La Ligas, dy të Serie A, pesë Champions League, katër trofe të Kupës së Botës për klube, tre Superkupa të Evropës.

Po ashtu edhe me kombëtaren e Portugalisë, si kapiten i saj e ka fituar edhe një titull të Kampionatit Evropian.

Në aspektin individual, CR7, i ka hiç më pak se pesë “Topa të artë”.

Ai i ka thyer thuajse të gjitha rekordet në botën e futbollit, lojtarin e vetëm që e ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, golashënuesin më të mirë të Portugalisë, golashënuesin më të mirë të Real Madridit, dhe golashënuesin më të mirë në histori të futbollit.

Deri më tash, tanimë 40-vjeçari i ka realizuar 923 gola në karrierën e tij profesionale.

Në një moshë kur shumë futbollistë vendosin t’i “varin” këpucët, ai duket se është në top formë duke dominuar me paraqitjet e tij aktive, si me skuadrën Al Nassr si me kombëtaren portugeze.

Cristiano Ronaldo aktualisht është i martuar me modelen Georgina Rodriguez dhe i ka pesë fëmijë.