Për Alonson dhe Wirtzin, drejtori sportiv i Leverkusenit: Kemi shanse për t’i mbajtur të dy

Për Alonson dhe Wirtzin, drejtori sportiv i Leverkusenit: Kemi shanse për t’i mbajtur të dy

Sport February 04, 2025 - 19:40

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes ka folur për situatën e trajnerit, Alonsos dhe mesfushorit Florian Wirtz.

Siç u shpreh Rolfes, klubi gjerman ka shanse për t’i mbajtur të dy në klub përtej verës.

“Ne mendojmë se kemi shanse për të mbajtur Xabi Alonson dhe Florian Wirtz në klub përtej verës”, u shpreh ai.

“Të dy kanë kontrata dhe ndihen rehat. Marrëveshje e re për Wirtz? Na duhet ende të sqarojmë disa detaje”, përfundoi Rolfes. /Zëri