Mesfushori shqiptar largohet nga Sampdoria

Mesfushori shqiptar largohet nga Sampdoria

Sport February 04, 2025 - 19:22

Mesfushori shqiptar Pajtim Kasami ka mbetur pa klub për herë të tretë në tre vjetët e fundit. Siç ka njoftuar Sampdoria, kontrata me ish-mesfushorin e Zvicrës, është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme.

Kasami iu bashkua Sampdorias në vitin 2023. Por 32-vjeçari ka luajtur vetëm 390 ndeshje për klubin italian, që garon në Serie B të Italisë.

Kasami kishte mbetur pa lub edhe pas largimit nga Baseli në vitin 2022 dhe Olympiacosi në vitin 2023.