Zyrtare: Alphonso Davies rinovon kontratën me Bayern Munichun
Bayern Munich ka njoftuar se Alphonso Davies ka rinovuar kontratën e tij me klubin.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi gjerman përmes një komunikate zyrtare të plaftormën X.
Davies do të jetë pjesë e bavarezëve deri më 30 qershor të vitit 2030.
“Alphonso Davies ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me FC Bayern deri më 30 qershor 2030. 24-vjeçari kanadez ka qenë me klubin që nga sezoni 2018/19 pasi u bashkua nga Vancouver Whitecaps”, thuhet në komunikatë.
Christoph Freund, drejtor sportiv i FC Bayern: “Alphonso Davies është bërë një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij në Bayern dhe ka tërhequr shumë interes. Fakti që ai dëshiron të vazhdojë këtu me ne tregon statusin e Bayernit në futbollin ndërkombëtar dhe që Alphonso e ka gjetur shtëpinë e tij sportive në Mynih”.
Pas nënshkrimit, Alphonso Davies tha: “Jam shumë i lumtur që kam zgjatur kontratën time me këtë klub të madh. Erdha në FC Bayern kur isha 18 vjeç dhe thjesht doja të mësoja sa më shumë që të ishte e mundur çdo ditë për t'u bërë një nga më të mirët në pozicionin tim. Tani po pres me padurim edhe pesë vite të tjera bashkë. Unë tashmë kam arritur shumë këtu, por ka edhe më shumë për të ardhur”. /Zëri
ë Going ë through 2030 ëë
ë Alphonso Davies has penned a new deal with FC Bayern until ë!
ë https://t.co/I6dJwUacy0#Phonzy2030 #FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/GCczAwaHG6