Zyrtare: Chelsea prezanton Amougoun

Zyrtare: Chelsea prezanton Amougoun

Sport February 04, 2025 - 18:28

Chelsea ka njoftuar se është përforcuar me mesfushorin e talentuar, Mathis Amougou.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

“Chelsea ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e mesfushorit të Saint-Etienne, Mathis Amougou”, thuhet në njoftimin e klubit duke mos dhënë më shumë detaje.

Pas nënshkrimit, Amougou tha: “Jam shumë i lumtur. Është një nder për mua të nënshkruaj për një klub kaq të madh si Chelsea”.

“Ata besojnë te lojtarët e rinj dhe procesi që ata kanë në vend për të na zhvilluar është fantastik”. /