![Vojvoda është i Comos, kryen testet mjekësore](/uploads/zeri.info/images/2025/February/03/auto_686555-GxS77BKB8q1738592055.png)
Vojvoda është i Comos, kryen testet mjekësore
Sport
February 03, 2025 - 15:14
Mbrojtësi kosovar Mërgim Vojvoda tashmë është lojtar i skuadrës italiane, Como.
Reprezentuesi i Kosovës, sipas medieve italiane, para pak minutash ka përfunduar testet mjekësore dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi te skuadra e tij e re.
Vojvoda do t’i bashkohet Comos nga Torino, transferim ky që në koston 3.5 milionë euro.
Pas pesë vitesh, mbrojtësi kosovar largohet nga Torino, megjithatë, mbetet në elitën e futbollit italian.
Vojvoda me Comon do të firmosë kontratën deri në verën e vitit 2027.