Dramë në Mitrovicë, derbi i takon Trepçës

Dramë në Mitrovicë, derbi i takon Trepçës

Sport February 02, 2025 - 21:15

Trepça ka triumfuar në derbin e javës së 20-të të ProCredit Superligës, duke fituar ndaj Pejës me rezultat 67:66 (18:15, 21:11, 18:21, 10:19).

Çereku i parë ishte i baraspeshuar, por vendasit me gjashtë pikë radhazi, e përfunduan këtë pjesë në të mirë të tyre 18:15. Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, për të thelluar epërsinë dhe për të shkuar në pushim me shifrat 39:26.

Ndeshje shumë interesante u zhvillua në pjesën e dytë, ku Peja në fund arriti të barazojë shifrat në 66:66, me anë të Amin Hot, derisa pikën e fitores e shënoi Tekele Cotton për 67:66 dhe triumfin e Trepcës në derbi.

Mikaile Tmusiq kishte 17 pikë e katër kërcime për vendasit, derisa Amin Hot 14 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime për mysafirët.

Trepça ka 14 fitore e gjashtë humbje, derisa Peja dhjetë fitore e dhjetë humbje. /Zëri