Interi kërkon hakmarrje ndaj Milanit në derbi, formacionet zyrtare
Sport
February 02, 2025 - 17:28
Milan dhe Inter do të takohen për herë të tretë këtë sezon, kësaj radhe në kuadër të xhiros së 23-të në Serie A.
Milani ka arritur këtë vit ta mposht Interi dy herë, një herë në kampionat dhe një herë në finalen e Superkupës së Italisë.
Interi do të kërkojë të fitojë ndeshjen e parë, pasi llogaritet edhe favorit në këtë përballje.
Sérgio Conceicao ka vendosur t’i besojë Cristian Pulisic, Tammy Abraham dhe Rafael Leao.
Në anën tjetër, Simone Inzaghi do të luajë me Marcus Thuram dhe Lautaro Martinez në sulm.
Milan: Maignan; Walker, Tomori, Pavlovic, Theo Hernandez; Musah, Bennacer, Reijnders; Pulisic, Abraham, Leao.
Inter: Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez.