Rudiger do t’i humb katër ndeshje, rikthehet në sfidë ndaj Man Cityt

Rudiger do t’i humb katër ndeshje, rikthehet në sfidë ndaj Man Cityt

Sport February 02, 2025 - 16:32

Antonio Rudiger ka pësuar një lëndim në humbjen që Real Madridi e pësoi 1-0 kundër Espanyolit të shtunën mbrëma.

Mbrojtësi gjerman synon të rikthehet në kohë për ndeshjen e dytë të Real Madridit kundër Manchester City në Ligën e Kampionëve, e cila do të luhet më 19 shkurt në Santiago Bernabeu.

Pas humbjes 1-0 ndaj Espanyol, Real Madridi konfirmoi se Rudiger ka pësuar një lëndim.

Sipas testeve të kryera nga ekipi mjekësor i klubit, mbrojtësi gjerman ka një dëmtim në bicepin e femorit të këmbës së djathtë. Procesi i shërimit të tij do të monitorohet nga afër.

Sipas raporteve të gazetarit Melchor Ruiz, Rudiger do të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme, duke përfshirë ndeshjet kundër Leganes (Copa del Rey, 5 shkurt), Atletico Madrid (La Liga, 8 shkurt), Manchester City (Liga e Kampionëve, 11 shkurt) dhe Osasuna (La Liga, 15 shkurt).

Megjithatë, pritet që ai të rikthehet në kohë për ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/