Barcelona vuan por fiton ndaj Alavesit
Sport
February 02, 2025 - 15:57
Barcelona ka arritur të shënojë fitore minimale ndaj Alavesit në kuadër të xhiros së 22-të në La Liga.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin olimpik “Lluis Companys” përfundoi me rezultat 1-0.
Golin e fitores arriti ta shënoi Lewandowski në minutën e 62-të me asistim të Yamalit.
Me këtë fitore, Barcelona është në vendin e tretë me 45 pikë, kurse Alavesi mbetet i 18-ti me 21 sosh. /Zëri