“Medalje para 15 mijë shikuesve” – Kuka krenar për suksesin në Paris

“Medalje para 15 mijë shikuesve” – Kuka krenar për suksesin në Paris

Sport February 01, 2025 - 21:53

Trajneri i xhudos, Driton Kukak ka shprehur lumturinë e tij për të arriturat në Paris.

Akil Gjakova i argjendtë dhe Distria Krasniqi e Nora Gjova të bronzta, i sollën tri medalje Kosovës në Grand Slamin në Bercy.

Kuka ka thënë se kjo është një mbrëmje e mirë në postimin e shpërndarë në profilin e tij në Facebook.

“Grand Slam Paris …Për mbrëmje të mirë! Tri copa për (flamuri i Kosovës dhe i Shqipërisë)”.

“Akili i argjendtë me shkëlqim të artë! Distria e Nora të argjendta”.

“Medalje në Bercy Paris para 15 mijë shikuesve!”, shkruhet në postimin e Kukës.