Berat Gjimshiti ia siguron Atalantas një pikë përballë Torinos
Sport
February 01, 2025 - 20:20
Berat Gjimshti ishte heroi i Atalantas, duke arritur t’ua sigurojë një pikë përballë Torinos në javën e 23-të në Serie A.
Skuadra e lojtarit shqiptar shënoi me anë të Raul Bellanova, por që goli u anulua për lojë me dorë.
Në minutën e 35-të, Gjimshiti shënoi golin e epërsisë, me një asistim të Bellanovas.
Por, pesë minuta më vonë, Maripan i barazoi shifrat në 1-1, me një asistim të Lazaros.
Doli që ky gol i mbrojtësit shqiptar t’i sillte një pikë, përkundër se Mateo Retegui kishte shansin t’ia fitonte tri pikë, por dështoi nga penalltia në minutën e 74-të.
Për këtë paraqitje, Gjimshiti u notua me 8.1 nga SofaSore.
Pas javës së 23-të, Atalanta gjendet në vendin e 47-të, pesë pikë mbrapa liderit – Napolit.