![Distria Krasniqi kalon me sukses luftën e parë në Grand Slamin e Parisit](/uploads/zeri.info/images/2025/February/01/auto_disi-780x4391738410386.jpg)
Distria Krasniqi kalon me sukses luftën e parë në Grand Slamin e Parisit
Sport
February 01, 2025 - 12:45
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, e ka nisur me fitore rrugëtimin e saj në Grand Slamin e Parisit.
Lufta e saj e parë ishte ndaj francezes Alyssia Poulange që ishte e vlefshme për kategorinë deri në 52 kilogramë.
Këtë duel Distria e fitoi pasi xhudistja franceze mori tri dënime dhe kështu fitorja me Ippon i takoi xhudistes tonë.
Për raundin e ardhshëm tashmë dihet se Distria do ta ketë përballë xhudisten spanjolle Ayumi Leiva Sanchez.
Kujtojmë se me fitore e kanë nisur edhe dy xhudistët e tjerë, Nora Gjakova dhe Akil Gjakova.
Të njëjtin fat nuk e patën edhe Erza Muminoviq dhe Dardan Cena, të cilët u mposhtën qysh në luftën e parë./telegrafi/