Dita e ndeshjes: Kosova, nikoqire e Francës për duelin e rëndësishëm në futsall
Kombëtarja e Kosovës në futsall do të takohet sot (e premte) ndaj Francës në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2026”.
Kampi dardan ishte grumbulluar disa ditë më parë, ku kishin bërë përgatitjet e nevojshme për duelin që do të zhvillohet në kryeqytet.
Përzgjedhësi Agon Ramadani ka punuar këto ditë me futbollistët e ftuar dhe pret që të zhvillojnë një ndeshje të madhe ndaj një kundërshtari të fortë.
Kujtojmë se deri më tani Kosova numëron tri pikë pas dy ndeshjeve të para, pasi ka mposhtur Bullgarinë dhe ka pësuar disfatë nga Gjeorgjia në udhëtim.
Franca në ndërkohë ka grumbulluar pikët e plota nga dy takimet e para dhe pa dyshim do të jetë një kundërshtar tejet i papërshtatshëm për djelmoshat tanë.
Ky takim do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00. /Telegrafi