Zyrtare: Bayer Leverkuseni huazon Mario Hermoson

Zyrtare: Bayer Leverkuseni huazon Mario Hermoson

Sport January 31, 2025 - 10:22

Bayer Leverkuseni ka transferuar mbrojtësin Mario Hermoson në formë huazimi.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman përmes një komunikate zyrtare në platformën X.

Mbrojtësi do të jetë pjesë e Leverkusenit deri më 30 qershor të këtij viti.

“Bayer 04 Leverkusen ka nënshkruar me qendërmbrojtësin spanjoll Mario Hermoso. 29-vjeçari do të kalojë nga klubi i divizionit të parë italian AS Roma te kampionët gjermanë dhe fituesit e Kupës së DFB në formë huazimi deri më 30 qershor 2025 me efekt të menjëhershëm”.

“Mario Hermoso është një profesionist me përvojë ndërkombëtare dhe, përveç pozicionit të qendërmbrojtësit, luan edhe pozicionin e mbrojtësit të majtë me rutinë dhe qetësi të madhe”, u shpreh drejtori sportiv i Bayer 04, Simon Rolfes.

“Mario do t'i japë mbrojtjes sonë ndryshueshmëri shtesë dhe do të kompensojë shumë mirë humbjen e Jeanuel Belocian”, shtoi.

Hermoso e njeh mirë Bayerin, i veshur me fanellën e Atletico Madridit, ai u përball me Werkself në dy duele të Champions League në sezonin 2022/23. “Ato ishin dy ndeshje shumë emocionale, të dyja skuadrat nuk i dhanë asgjë njëra-tjetrës, ashtu si një javë më parë në Madrid”, thotë Hermoso, i cili ka luajtur pesë ndeshje ndërkombëtare për vendin e tij, Spanjën.

“Mezi pres me padurim të përpiqem për qëllime të mëdha me Werkself. Kushtet janë për të pasur një sezon të suksesshëm”. /Zëri