Kulusevski: Ange është njeriu i Tottenhamit

Kulusevski: Ange është njeriu i Tottenhamit

Sport January 29, 2025 - 16:24

Dejan Kulusevski nuk ka dyshim se Ange Postecoglou është personi i duhur për të udhëhequr Tottenhamin në këtë periudhë të vështirë.

Spurs kanë zbritur në vendin e 15-të në Premier League, por mbeten në tre kompeticionet e kupave dhe Postecoglou tha se beson se ata mund të arrijnë “diçka të veçantë” këtë sezon.

“Po, jam dakord me të”, tha Kulusevski.

“Tre kupa, ne jemi shumë mirë në kupa. Mendoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha në këto katër muajt e fundit”. /Zëri