Presidenti i La Ligas del kundër regjistrimit të Olmos dhe Victorit

Presidenti i La Ligas del kundër regjistrimit të Olmos dhe Victorit

Sport January 28, 2025 - 23:42

Më herët gjatë këtij muaji, Barcelona mezi e regjistroi Dani Olmon dhe Pau Victorin, me vendimin e dhënë nga Gjykata e Lartë e Sporteve (GJLS) që po cilësohet kontravers.

Dy lojtarët nënshkruan me Barcelonën verën e kaluar, teksa fillimisht ishin regjistruar deri më 31 dhjetor 2024.

GJiganti katalunas nuk kishte arritur të sigurojë dritën e gjelbërt nga La Liga dhe Federata Spanjolle e Futbollit për ta vazhduar regjistrimin e dyshes në fjalë.

Ky vendim i GJLS është dhënë vetëm përkohësisht, derisa ky institucion do të mbajë një hetim, por La Liga dhe Federata, së bashku me disa klube elitare besojnë se Olmo dhe Victor nuk duhet të luajnë për Barcelonën në këtë kohë të hetimit.

Presidenti i La Liga, Javier Tebas ka konfirmuar për MARCA se do të apelojnë për ta larguar këtë masë të përkohshme nga Barcelona.

“Jemi kundër regjistrimit të tyre. Klubet kanë të drejtë”, ka thënë Tebas.

La Liga mund të fitojë apelimin e saj, por nuk do të lë shenja në rezultatet e Barcelonës, si përshembull fitoren prej 5-2 ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.