Arbër Hoxha mund të largohet nga Dinamo Zagreb, Arda Turan e do në skuadrën e tij

Arbër Hoxha mund të largohet nga Dinamo Zagreb, Arda Turan e do në skuadrën e tij

Sport January 28, 2025 - 18:54

Eyupspor ka shfaqur interes për blerjen e Arbër Hoxhës, sulmuesit anësor shqiptar që aktualisht luan për Dinamo Zagrebin.

26-vjeçarin klubi turk e konsideron atë si një alternativë ndaj Ahmed Kutucu, i cili së fundmi kaloi te Galatasaray.

Negociatat në lidhje me këtë transferim janë duke u zhvilluar në mënyrë aktive.

Ndjekja e Hoxhës përputhet me strategjinë më të gjerë të Eyupspor për të forcuar opsionet e sulmit, siç kërkohet nga trajneri i tyre, Arda Turan.

Do të ishte një hap interesant për Hoxhën kalimi në elitën e futbollit turk, ndërsa për trajner do të kishte një nga legjendat e futbollit të këtij vendi, i cili së fundmi ka pranuar se ka prejardhje shqiptare nga Kosova.

Turan gjithashtu ka shprehur dëshirën që klubi të nënshkruajë me Umut Bozok nga Trabzonspor. /Telegrafi/